• e mërkurë, 02 tetor 2024

Mbi 120 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Gaza

Mbi 120 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Gaza

Tel-Aviv, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Njëqind e njëzet e shtatë kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë sot në Rripin e Gazës, raportojnë mediat izraelite.

Sipas "Tajm of Izrael", 67 kamionë janë kontrolluar në vendkalimin kufitar izraelit Nikana përpara se të transferoheshin në vendkalimin Rafah të Egjiptit dhe të transportoheshin në Gaza.

Përveç kësaj, 60 kamionë u kontrolluan në vendkalimin Kerem Shalom të Izraelit dhe prej andej hynë drejtpërdrejt në Rripin e Gazës.

Izraeli ka premtuar më parë se do të lejojë të paktën 200 kamionë me ndihma humanitare në Gaza në bazë ditore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR