• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbi 100 palestinezë janë vrarë në sulmin izraelit ndaj një shkolle në Gazë

Mbi 100 palestinezë janë vrarë në sulmin izraelit ndaj një shkolle në Gazë

Gazë, 10 gusht 2024 (MIA) - Mbi 100 njerëz e humbën jetën në një sulm izraelit ndaj një shkolle në qytetin e Gazës, kumtuan sot mediumet palestineze.

"Numri i të vdekurve tani është 100, ka edhe dhjetëra të plagosur. Tre raketa izraelite e goditën shkollën  në të cilën ishin vendosur palestinezët e zhvendosur", deklaroi zëdhënësi i Agjencisë palestineze për mbrojtje civile, Mahmud Basal. ushtria izraelite kumtoi se ka sulmuar "qendër komanduese-kontrolluese" të Hamasit që ishte në shkollën Al-Tabiin në lagjen Daraj.

Grupi ushtarak palestinez Xhihadi islamik kumtoi se sulmi ka ndodhur "gjatë lutjes së mëngjesit".

Ismail Al-Tavabta, drejtor i prëgjithshëm i zyres qeveritare për mediume në Gazë, deklaroi se "një pjesë e madhe e të lënduarve janë në gjendje të rëndë dhe kritike".

Në shkollë ka pasur rreth 250 gra dhe fëmijë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR