• e shtunë, 23 nëntor 2024

MB: Me ligjin për të punësuarit në mbrojtje krijohet një sistem për menaxhim me burime njerëzore në përputhje me standardet më të larta të NATO-s

MB: Me ligjin për të punësuarit në mbrojtje krijohet një sistem për menaxhim me burime njerëzore në përputhje me standardet më të larta të NATO-s

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes sot pasdite përmes një kumtese informoi se me miratimin e sotëm të Ligjit për punëtorët në mbrojtje, për herë të parë krijohet një sistem për menaxhim me burimet njerëzore në përputhje me standardet më të larta të NATO-s.

"Zgjidhja e re ligjore parashikon rritje të standardit të zyrtarëve të mbrojtjes, avancime sipas sistemit MERIT, krijimin e kushteve për zhvillimin e personelit që do të punojë në pozicionet e NATO-s, ndryshimin e statusit të punëtorëve, disa prej të cilëve do të jenë edhe zyrtarë të autorizuar, si dhe mundësi punësimi, por edhe bursa për personelin që përfaqëson një specialitet kritik për mbrojtjen. Sipas ligjit të ri, statusi i punëtorëve përmirësohet edhe nëpërmjet rritjes së stazhit, si dhe daljes në pension me 80 për qind të dhjetë viteve më të favorshme nga stazhi i pensionit. Ekziston edhe mundësia e punësimit pa shpallje publike për personat me aftësi të kufizuara. Me dispozitat e ligjit kujdeset edhe stabiliteti financiar i familjeve të të punësuarve, duke hapur mundësinë e punësimit pa shpallje publike për një anëtar të papunë të familjes së një punëtori të vdekur të Ministrisë dhe anëtar të forcave të sigurisë", thekson Ministria e Mbrojtjes.

Zgjidhja ligjore, siç informon Ministria resore, është përgatitur me përfaqësues të komunitetit akademik, ekspertë të mbrojtjes, si dhe me përfaqësues të sindikatës përfaqësuese dhe organizatave të tjera sindikaliste në mbrojtje.

Ligji për të punësuarit në mbrojtje është miratuar sot pasdite në kuadër të seancës së 145-të plenare. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR