• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Matarela, pas dorëheqjes së Dragit, e ka shpërbërë Kuvendin

Matarela, pas dorëheqjes së Dragit, e ka shpërbërë Kuvendin
Romë, 21 korrik 2022 (MIA) – Presidenti italian Serxho Matarela sot e ka shpërbërë Parlamentin pas rënies së Qeverisë së koalicionit të kryeministrit Mario Dragi. Ende nuk është caktuar data e zgjedhjeve parlamentare, por Kushtetuta italiane parashikon që ato të mbahen brenda 70 ditëve nga shpërndarja e Parlamentit. Matarela theksoi se ka vendosur për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, tetë muaj para përfundimit të mandatit të përbërjes aktuale parlamentare, sepse mungesa e mbështetjes për Dragin tregoi se nuk ka asnjë mundësi që të formohet një qeveri tjetër që do të ketë mbështetjen e shumicës së deputetëve. Dragi ia ka dorëzuar dorëheqjen Matarelës mëngjesin e sotëm pas shpërbërjes së koalicionit qeverisës, që përfaqëson një goditjeserioze për Italinë, por edhe për Evropën, në një kohë pasigurie ekonomike të shkaktuar nga pandemia Kovid-19 dhe pushtimi rus në Ukrainë. Kriza politike e ka goditur Italinë, ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës, në një kohë kur vendi po lufton me inflacion të lartë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR