• e shtunë, 23 nëntor 2024

Masku propozon vazhdimin e marrëveshjes për blerjen e Tuiterit

Masku propozon vazhdimin e marrëveshjes për blerjen e  Tuiterit
San Francisko, 4 tetor 2022 (MIA) – Elon Masku sot sërish ka dorëzuar propozim për blerjen e aksioneve të kompanisë Tuiter, publikoi "Blumberg njuz", duke iu referuar burimeve anonime. Tregtimi me aksionet të Tuiter u ndërpre pas informacioneve se Masku do të vazhdojë me blerjen e kompanisë. Para disa muajve, Masku ofroi një marrëveshje për blerjen e  kompanisë, me vlerë 44 miliardë dollarë dhe që atëherë udhëheq beteja ligjore. Ai ofroi që ta blejë kompaninë nga San Francisko për 54,20 dollarë për aksion, pas së cilës aksionet u rritën për pothuajse 13 për qind në 47,95 dollarë përpara se tregtimi të ndalohet. Masku, pasi në prill nënshkroi marrëveshje për të blerë Tuiterin, ndërsa aksionarët e miratuan, përpiqet të tërhiqet nga marrëveshja. Kjo është arsyeja pse Tuiteri ngriti padi kundër Maskut. Gjykimi që të detyrohet Masku ta blejë Tuiterin duhet të fillojë në një gjykatë në Delaver më 17 tetor. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR