• e enjte, 26 dhjetor 2024

Maska kineze për mbrojtje, "Fejskini" këtë verë kthehet në modë

Maska kineze për mbrojtje,

Kingdao, 24 korrik 2023 (MIA) - Njerëz novatorë në Kinë kanë shpikur një, sipas shumicës - mënyrë mjaft të çuditshme të mbrojtjes nga i nxehti ekstrem i kësaj vere. Bëhet fjalë për maskën "Fejskini" e cila i ngjan shumë "fantazmës" dhe e cila sipas gjitha gjasave, bëhet pjesë e rëndësishme e modës verore në Lindjen e Largët.

Kjo maskë është shpikur në vitin 2004 nga Zhang Shifan, ish kontabiliste nga qyteti bregdetar kinez Kingdao. Është përgatitur nga materiali elastik që kryesisht përdoret për përgatitjen e kostumeve për larje dhe zhytje. 

Në vitin 2019, Shifan prezantoi modele të reja të cilat e mbulojnë gjithë trupin, e jo vetëm fytyrën dhe qafën. Në kohën e fundit është rritur shitja, në përgjithësi e produkteve për mbrojtje nga dielli, si kapela, syza dielli. 

"Fejskini" kushton dy deri katër dollarë, përderisa modelet e veçanta (ato me mbishkrime, vizatime artistike dhe të ngjashme) kushtojnë 16 deri 24 dollarë. fc/

Fotografia: Fejsbuk, printskrin nga një publikim

QËNDRONI TË LIDHUR