• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mask propozon amnisti për Zelenskin në këmbim të ndryshimeve demokratike në Ukrainë

Mask propozon amnisti për Zelenskin në këmbim të ndryshimeve demokratike në Ukrainë

Uashington, 4 mars 2025 (MIA) - Miliarderi amerikan dhe bashkëpunëtor i afërt i presidentit amerikan, Donalld Tramp, Ilon Mask, sot deklaroi se presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski duhet t'i ofrohet ndonjë amnisti në këmbim të ndryshimeve të qeta demokratike në Ukrainë.

"E vërtetë. Sado të jetë pa shije, zelenksit duhet t'i ofrohet ndonjë amnisti në një vend neutral në këmbim të kthimit të qetë të demokracisës në Ukrainë", shkroi Mask në "X", duke e komentuar kumtimin e komentuesit Rogan O'Hendli (i quajtir DC_Draino) në të cilin Zelenskin e quajti diktator i cili "e din se kur të përfundojë lufta, fuqia e tij do të ndalojë sepse do të mposhtet në zgjedhje dhe do të shkojë në burg".

Qëndrim të ngjashëm shprehi edhe Trampi, i cili e quajti Zelenskin "diktator pa zgjehdje" dhe theksoi se lideri ukrainas mbështetet vetëm nga katër për qind e votuesve. Lideri ukrainas deklaroi se është i gatshëm të japë dorëheqje nga funksioni nëse kjo i sjellë paqe Ukrianës apo çon drejt pranimit tl vendit në NATO. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR