• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mask mori një pozicion në administratën e Trampit

Mask mori një pozicion në administratën e Trampit

Uashington, 13 nëntor 2024 (MIA) - Drejtori ekzekutiv i Teslas dhe Platformës X, Ilon Mask dhe ish kandidati republikan për president Vivek Ramasvami do të udhëheqin Departamentin e efikasitetit të Qeverisë në administratën e presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp.

"Ata dy amerikanë të jashtëzakonshëm do të ndihmojnë administratën time të shkurtojë rregulloret dhe shpenzimet e panevojshme dhe të riorganizojë agjencitë federale – gjë që është kritike për lëvizjen "Ta shpëtojmë Amerikën", theksoi Trampi në një deklaratë", transmetoi Bi-Bi-Si.

Trampi emëroi ish drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Xhon Retklif për drejtor të ri në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA), ndërsa guvernatoren e Dakotës së Jugut, Kristi Noem sekretare të re të Sigurisë së Brendshme. rq/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR