• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mask: Mijëra Starship do t'i dërgojnë njerëzit në Mars nëse Kamala nuk fiton

Mask: Mijëra Starship do t'i dërgojnë njerëzit në Mars nëse Kamala nuk fiton

 San Francisko, 23 shtator 2024 (MIA) - Ilon Masku ka premtuar se do të dërgojë në Mars "këdo që dëshiron të udhëtojë atje", por ka theksuar se nuk do të ndodhë nëse Kamala Harrisi bëhet presidente e SHBA-së.

 Masku mbrëmë në X  publikoi se do të dërgojë pesë anije kozmike në Mars në vetëm dy vjet. "Në fund do të ketë mijëra Starship të cilët  do të shkojnë në Mars. Do të jetë një pamje e bukur", tha Masku.

 Megjithatë, multimiliarderi amerikan dhe mbështetës i Donald Trampit deklaroi se një tjetër mandat i demokratëve në krye të shtetit do të "shkatërrojë" programin e udhëtimit në Mars. "Kurrë nuk do të arrijmë në Mars nëse fiton Kamala", tha Masku në fillim të këtij muaji.

 Një pretendim të tillë e përsërit edhe vetë Trampi. Kandidati republikan ka premtuar se do të dërgojë njerëz në Mars gjatë mandatit të tij. "Do të flas me Ilonin. Ilon, lëviz raketat", tha Tramp në tubimin e tij, raporton Skaj njuz.

 SpaseX merr një qasje me rrezik të lartë-shpërblim të lartë për eksplorimin e hapësirës. Kompania u bë transportues kryesor i NASA-s për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Vetëm dy javë më parë, ajo ndihmoi një miliarder amerikan të bëhej personi i parë që mori pjesë në një shëtitje private të rrezikshme në hapësirë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR