• e martë, 24 dhjetor 2024

Mask dhe Saks e kritikuan vendimin e Bajdenit për ta lejuar Ukrainën të përdorë raketa amerikane për sulme thellë në territorin rus

Mask dhe Saks e kritikuan vendimin e Bajdenit për ta lejuar Ukrainën të përdorë raketa amerikane për sulme thellë në territorin rus

Uashington, 18 nëntor 2024 (MIA) - Miliarderi amerikan, Ilon Mask mbrëmë u dakordua me vlerësimin e senatorit rrepublikan, nga Jutah, Majk Li, i cili lidhur me kumtimin se presidenti amerikan Xhozef Bajden ka lejuar përdorimin e armëve amerikane për sulme ukrainase thellë në territorin rus, shkroi se "liberalët dëshirojnë luftëra" dhe se "lufta e lehtëson rritjen e fuqisë".

"E vërtetë", shkroi Mask, duke e ndarë kumtimin e senatorit Li.

True https://t.co/OeNReCDlrK

— Elon Musk (@elonmusk) November 17, 2024

Mask, nga presidenti i sapozgjehdur Donald Tramp është emëruar një nga shefat e Sekretariatit për efikasitet të qeverisë.

Në të njejtën kohë, një nga themeluesit e PejPal (PayPal), Dejvid Saks, në platformën e njejtë theksoi se Trampi mori mandat të qartë për t'i vënë fund luftës në Ukrainë.

"Çfarë po bën Bajden në dy muajt e fundit të mandatit të tij? Dukshëm po e përkeqëson situatën", shkroi Saks, i cili së bashku me Mask dhe dy biznesmenë të tjerë e themeluan PejPal.

Sipas tij, presidenti amerikan, Xhozef Bajden dhe ekipi i tij e dinë se kritika e vetme e "shtetit të thellë" në mënyrën e tyre të zhvillimit të luftërave do të jetë ajo që nuk bënë mjaftueshëm për ta armatosur Ukrainën.

"Prandaj Bajden në mënyrë të panevojshme po e eskalon (situatën) në dy muajt e fundit. Në realitet, gabimi i tij i madh ishte që nuk e shfrytëzoi diplomacinë për të parandaluar luftë e cila lehtë mund të evitohej", theksoi Saks.

Ai në platformën X publikoi fotografi në të cilën shihen njerëz të cilët i ngjajnë presidentit amerikan, Xho Bajden dhe nënpresidentes Kamala Haris dhe shkroi: "Qëllojeni - meqë ra fjala ... akoma mund të Filloj Luftën e Tretë Botërore". ab

 

QËNDRONI TË LIDHUR