• e shtunë, 23 nëntor 2024

Masakër në Shkodër, janë vrarë të paktën tre persona

Masakër në Shkodër, janë vrarë të paktën tre persona

Tiranëm 30 tetor 2024 (MIA) - Një incident i rëndë i armatosur ka ndodhur vonë pasdite në qytetin verior shqiptar Shkodër, në të cilin janë vrarë të paktën tre persona, ndërsa dy janë plagosur rëndë dhe janë në rrezik për jetën.

"Identiteti i të gjithë viktimave dhe rrethat, si dhe motivet e ngjarjes nuk dihen, edhe pse ndërlidhet me qerim hesapesh mes grupeve kriminale. Mësohet se dy automjete në lëvizje kanë qëlluar mes tyre, me ç'rast në automjetin me targa kroate është qëlluar disa herë, ndërsa pastaj është përplasur në një rrethojë betoni, njofton ABC njuz.

Sipas burimit të njejtë mes të plagosurve është Arlind Bushati (32), djali i ish-kandidait për prefekt nga radhët e Partisë Demokratike, Xhemal Bushati.

Nuk terren janë forca të mëdha policore, si dhe auto-ambulanca. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR