• e enjte, 26 dhjetor 2024

Masakër në një aheng: Së paku 11 të vrarë dhe 12 të lënduar në një sulm të armatosur në Meksikë

Masakër në një aheng: Së paku 11 të vrarë dhe 12 të lënduar në një sulm të armatosur në Meksikë

Meksiko-Siti, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Së paku 11 persona e humbën jetën, ndërsa 12 janë lënduar gjatë të shtënave në Meksikë, kumtuan autoritetet.

Të shtënat ndodhën dje në një aheng, në një ish-haciendë në qytetin Salvatieri, theksojnë mediumet.

Sulmuesit, thuhet, kanë hyrë në aheng dhe kanë hapur zjarr ndaj të pranishmëve.

Sipas mediumeve, në aheng merrnin pjesë vetë të rinj.

Administrata komunale përmes kumtesës thekson se të plagosurit janë dërguar në spitale të ndryshme në komunë, duke mos cekur më shumë hollësi për gjendjen e tyre shëndetësore. ab/

foto: Skrinshot Х

QËNDRONI TË LIDHUR