Masakër familjare në Turqi: Vret bashkëshorten, fëmijën dhe prindërit dhe më pas veten
- Tetë persona humbën jetën gjatë një masakre familjare në Turqi. Bahtijar Aladaj vrau shtatë anëtarë të familjes së tij, duke përfshirë fëmijën, nënën, babanë, bashkëshorten dhe nënën e tij, ndërsa ka plagosur rëndë motrën e tij përpara se të vetëvritej.
- Post By Fami Bajrami
- 16:55, 25 nëntor, 2024
Stamboll, 25 nëntor 2024 (MIA) - Tetë persona humbën jetën gjatë një masakre familjare në Turqi. Bahtijar Aladaj vrau shtatë anëtarë të familjes së tij, duke përfshirë fëmijën, nënën, babanë, bashkëshorten dhe nënën e tij, ndërsa ka plagosur rëndë motrën e tij përpara se të vetëvritej.
Kufomat e fëmijës, gruas dhe nënës së tij, të cilët u raportuan si të zhdukur janë gjetur pranë liqenit Bujukçekmexhe.
Sipas raporteve, Aladaj më parë ka pasur konflikte me gruan e tij për shkak të xhelozisë dhe dyshohet se ka stërvitur edhe gjuajtje me pistoletë ajrore në sallonin e tij të flokëve në Avxhilar, shkruan Huriet.
Krimi kishte filluar të dielën rreth orës 16 e 30 minuta, kur Bahtijar Aladaj (33) kishte shkuar në banesën e familjes së tij e cila ndodhej në katin e parë të ndërtesës katërkatëshe. Pas debatit me anëtarët e familjes ai ka qëlluar të atin Muhamedin (65), nënën e tij Nejmia (55) dhe motrën e tij Buket (30).
Disa minuta më vonë, rreth orës 17, Aladaj ka shkuar në sallonin e tij të flokëve në Avxhilar ku ka qëlluar punonjësit, njëri prej të cilëve ka vdekur, ndërsa dy kanë marrë lëndime të rënda. Me makinën e tij ai është arratisur drejt Esenjurtit ku ka qëlluar kushëririn e tij i cili ka vdekur në spital.
Aladaj më pas ka hipur në makinë dhe ka vrarë veten duke qëlluar në kokë.
Policia e Stambollit tha se Bahtijar Aladaj u gjet i vdekur në makinën e tij së bashku me një armë pranë. Theksohet se Aladaj ka pasur dosje të shumta kriminale për përdorim të lëndëve narkotike.
Sipas mediave turke, të fundit që janë gjetur kanë qenë trupi i fëmijës së tij, bashkëshortes dhe nënës së tij të cilët fillimisht u raportuan si të zhdukur por më vonë janë gjetur në zonën Tepekent buzë liqenit Bujukçekmexhe.
Foto: arkivi i MIA-s