• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Masakër e anëtarëve të një sekti në Ugandë, janë vrarë të paktën tetë persona

Masakër e anëtarëve të një sekti në Ugandë, janë vrarë të paktën tetë persona

Kampala, 30 tetor 2024 (MIA) - Të paktën tetë persona e humbën jetën në sulmin e anëtarëve të dyshuar të një sekti në Ugandë, mes viktimave është edhe një fëmijë trevjeçar, ndërkaq të plagosur janë tetë persona të tjerë, kumtuan sot autoritetet lokale.

Sulmi ndodhi të martën në brëmje në Miziza A, fshat në rajonin Kagadi në Ugandën perëndimore, rreth 250 kilometra larg kryeqytetit Kampala.

"Informatat fillestare tregojnë se anëtarët e sektit të ri, emri i të cilit ende nuk është konfirmuar, me mjete të forta kanë sulmuar njerëz, shumcia prej të cilëve ishin anëtarë të familjeve të tyre", kumtuan forcat e armatosura të Ugandës.

UPDATE: The Kagadi district security committee headed by the resident district commissioner (RDC) Lillian Ruteraho has confirmed 10 people were killed on spot while scores sustained injuries after assailants raided Muzizi cell in Kyaterekera town council in the Kagadi district on… pic.twitter.com/K2YH3FHA1r

— SpiceFM 89.9 Hoima (@SpiceFMHoima) October 30, 2024

"Forcat e sigurisë, përfshirë edhe ushtrinë dhe policinë, ishin në terren në gjurmim të kryesve pdëerisa hetimi është në rrjedhë, në mënyrë që të konstatohen informata shtesë për sektin", thonë ata.

Katër prej të vrarëve janë të moshës nën 13 vjeç.

Policia kumtoi se dy sulmues janë vrarë gjatë përgjigjes së forcave të sigurisë. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR