Marsh protestues i veteranëve dhe përkrahësve të UÇK-së në Shkup
- Në sheshin "Skenderbeu" në Shkup sot u mbajt marsh protestues në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
- Post By Besnik Shuki
- 14:56, 13 dhjetor, 2025
Shkup, 13 dhjetor 2025 (MIA) - Në sheshin "Skenderbeu" në Shkup sot u mbajt marsh protestues në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta, e organizuar nga OVL-UÇK ka nisur në ora 13:00 dhe është përkrahur nga shumë figura politike, mes të cilëve kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe udhëheqësia e partisë së tij, si dhe nga Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët.

"UÇK-ja nuk ishte organizatë kriminele, por ka luftuar për të drejtat dhe barazinë e shqiptarëve. Gjatë konfliktit janë respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare. Nuk është e saktë ajo që thuhet në akuzën e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët gjykohen në Hagë. Dërgojmë porosi deri te të gjithë faktorët ndërkombëtarë se duhet të ketë drejtësi për këta njerëz", u potencua në marshin protestues.
Derisa kanë zgjatur fjalimet, pjesëmarrësit në protestë brohorisnin në shenjë përkrahje për UÇK-në. Valvitnin flamuj shqiptarë, të Kosovës dhe SHBA-së, ndërsa disa mbanin edhe fotografi të të akuzuarve.
Protesta kaloi qetë, por mundej të vërehen edhe forca të shumta të sigurimit policor.

Kryeministri Hristijan Mickoski para tre ditëve deklaroi se Qeveria nuk e përkrah protestën e veterënëve dhe përkrahësve të UÇK-së, por megjithatë do të mundësojë siguri dhe mbarëvajtje të qetë të tubimit. bsh/
Foto: MIA