• e enjte, 26 dhjetor 2024

Maroku refuzon ndihmë humanitare nga KB-ja, Franca dhe Algjeria

Maroku refuzon ndihmë humanitare nga KB-ja, Franca dhe Algjeria

Rabat, 13 shtator 2023 (MIA) - Ofertat për ndihmë humanitare për Marokun u bënë çështje kontroverse - Rabati deri më tani ka pranuar ndihmë nga Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, por e refuzoi atë të Kombeve të Bashkuara, Algjerisë fqinje, me të cilin mbretëria i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike, dhe Francës, me të cilën tashmë disa muaj marrëdhëniet janë ftohur.

Qeveria marokene njoftoi se deri më tani ka pranuar ndihmë nga "vendet armike" pas "vlerësimit themelor të nevojave dhe me vetëdije se ndihma jo e koordinuar do të ishin kundërproduktive". 

Nuk sqaroi pse KB-ja ishte e detyruar të presë përgjigje konkrete siç kalonin ditët dhe uleshin mundësitë që të gjenden të mbijetuar. 

KB-ja nuk ka marrë kërkesë zyrtare për ndihmë nga qeveria marokene, deklaroi dje në konferencë për media zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm, Stefan Duzharik. 

"Është vendim sovran i secilit vend të vendosë se si të vazhdojë me ndihmën në varësi të kapacitetit të tij," tha Duzharik, kur u pyet nëse kjo preferencë për ndihmën nga disa vende ndaj të tjerëve ishte një vendim "politik, jo praktik".

Në ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme të Algjerisë dje njoftoi se Maroku ka refuzuar ofertën e tyre për ndihmë humanitare. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR