• e enjte, 26 dhjetor 2024

Markus Piper u tërhoq nga vendi përfaqësues i BE-së për ndërmarrje të vogla dhe të mesme

Markus Piper u tërhoq nga vendi përfaqësues i BE-së për ndërmarrje të vogla dhe të mesme

Bruksel, 16 prill 2024 (MIA) - Eurdeputeti gjerman Markus Piper mbrëmë ka njoftuar se tërhiqet nga detyra përfaqësues evropian për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, në të cilën zyrtarisht është dashur të hyjë në fuqi nga sot, pasi që gjithë rasti me emërimin e tij e mori epitetin afera "Pipergejt", në të cilën drejtpërdrejtë ishte e implikuar edhe nënkryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Emërimi i Piperit shkaktoi reagime pasi se erdhi vetëm disa ditë para se Unioni i tij Kristian Demokratik (CDU) ta publikojë mbështetjen e saj për kandidaturën e Fon der Lajen për mandat të tyrë si nënkryetare e KE-së.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, pas tërheqjes së Piperit, Fon der Lajen njoftoi se vendi përfaqësues për ndërmarrje të vogla dhe të mesme do të plotësohet pas zgjedhjeve për anëtarë të Parlamentit Evropian në qershor.

"Vendosa që ta suspendojë hapjen e sërishme të procedurës për zgjedhje të përfaqësuesit për ndërmarrje të vogla dhe të mesme deri në zgjedhjet evropiane", njoftoi Fon der Lajen. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR