• e diel, 24 nëntor 2024

Markos: Filipinet nuk duan konflikt, por do t'i mbrojnë ujërat e veta territoriale

Markos: Filipinet nuk duan konflikt, por do t'i mbrojnë ujërat e veta territoriale

 Manilë, 29 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i Filipineve Ferdinand Markos i Riu sot deklaroi se vendi i tij nuk dëshiron konflikt, por me vendosmëri do t'i mbrojë ujërat e veta territoriale, pasi roja bregdetare hoqi një pengesë lundruese të vendosur nga Kina në pjesën e diskutueshme të Detit të Kinës Jugore. 

"Nuk kërkojmë probleme, por do të vazhdojmë ta mbrojmë territorin detar të Filipineve dhe të drejtat e peshkatarëve tanë që kanë peshkuar në këto zona për qindra vjet", tha Markosi në një konferencë për shtyp, raportuar nga mediat amerikane. 

Autoritetet filipinase të martën bënë të ditur se e kanë larguar barrierën lundruese të vendosur nga Kina që t'i bllokojë varkat e peshkimit filipinas të hyjnë në zonën e kontestuar në Detin Kinez Jugor. 

"Barriera paraqet një rrezik për lundrim, që është një shkelje e qartë të së drejtës ndërkombëtare. Ajo, gjithashtu, e pengon zbatimin e peshkimit dhe aktiviteteve për ekzistencë të peshkatarëve filipinas", bëri të ditur roja bregdetare filipinase.   

Pekini reagoi në kumtesën e autoriteteve filipinase dhe "e këshilloi Manilën të mos shkaktojë provokime apo të krijojë probleme", bëri të ditur Ministria kineze e Punëve të Jashtme. 

Autoritetet filipinase paraprakisht bënë të ditur se barriera e gjatë 300 metra në hyrje në lagunën afër Skarboro Shol është "ilegale dhe jolegjitime" dhe se është vendosur të premten nga anijet e rojës bregdetare kineze, derisa i është afruar anijes së peshkimit të autoriteteve filipinase. 

 Kina pohon se ka të drejtë mbi 90 për qind të Detit Kinez Jugor dhe pjesën që mbivendoset me zonat ekonomike ekskluzive Vietnam, Malajzi, Brunei, Indonezi dhe Filipine. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR