• e shtunë, 23 nëntor 2024

Markos: Filipinet do t'i realizojnë të drejtat e tyre në Detin Jugor kinez

Markos: Filipinet do t'i realizojnë të drejtat e tyre në Detin Jugor kinez

Manilë, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Filipinet do t'i "realizojnë të drejtat e tyre" në Detin Jugor kinez, deklaroi sot presidenti filipinas Ferdinand Markos, derisa Pekini i bëri thirrje Manilës "të merr vendime racionale” në kontestet detare të dy vendeve. 

"Do të vazhdojmë t'i mbrojmë të drejtat tona në pajtim me Kushtetutën filipinase dhe të drejtën ndërkombëtare", tha Markos.

Kriza e tanishme me Pekinin, beson Markosi, e tregon "guximin dhe vendosmërinë e Filipineve për të mbrojtur, ruajtur dhe garantuar respektimin e integritetit territorial të vendit".

Ministri kinez i Punëve të Jashtme Vang Ji e ka paralajmëruar homologun e tij filipinas, Enrike Manalo se Manila duhet të veprojë "me kujdes" pas një sërë incidentesh që lidhen me kontestet territoriale të dy vendeve në Detin Jugor kinez.

"Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në një 'pikë kthese'", tha Vang. 

Tensionet mes Manilas dhe Pekinit kanë eskaluar në muajt e fundit pas shumë incidenteve në Detin Jugor kinez, e cila është në qendër të një mosmarrëveshjeje territoriale midis Kinës dhe Filipineve. Pjesë të këtij deti pretendohen edhe nga Tajvani, Malajzia, Vietnami dhe Brunei. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR