• e shtunë, 23 nëntor 2024

Markon: Terrorizmi islamik po kthehet, të gjitha vendet e Evropës janë të pambrojtur

Markon: Terrorizmi islamik po kthehet, të gjitha vendet e Evropës janë të pambrojtur

Tiranë, 17 tetor 2023 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot deklaroi se Evropa po përballet me një ringjallje të terrorizmit islamik dhe se "të gjitha vendet e Evropës janë të pambrojtur".

"Dje përsëri pamë atë në Bruksel, të gjitha vendet e Evropës janë të rrezikuara", tha Makron në konferencën për shtyp në Tiranë.

Ai ka shtuar se ka një "rikthim të sigurt të terrorizmit islamik", lajmëron TV BFM.

Makron ka shprehur solidaritet me Belgjikën, ku dje një sulmues me origjinë nga Tunizia, vrau dy persona dhe plagosi edhe një në periferi të Brukselit.

Javën e kaluar në qytetin francez Araz, një i ri më prejardhje nga Repulika ruse Ingushetija ka vrarë një mësimdhënës dhe ka plagosur dy persona në një shkollë të mesme. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR