Mark Rute niset për në Uashington për t'u takuar me Trampin
- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute nga sot deri të premten do të qëndrojë për vizitë në SHBA.
- Post By Sara Ademi
- 09:28, 12 mars, 2025

Bruksel, 12 mars 2025 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute nga sot deri të premten do të qëndrojë për vizitë në SHBA.
Siç njoftoi NATO-ja, në kuadër të qëndrimit në Uashington, Rute nesër do të takohet me presidentin amerikan Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë.
Përveç Trampit, Rute është planifikuar të takohet me përfaqësues të lartë të administratës amerikane dhe anëtarë të Kongresit amerikan.
Vizita e Rutes në Uashington vjen në një kohë debatesh dhe propozimesh intensive në BE për të forcuar mbrojtjen e Evropës. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s