• e premte, 28 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mark Karni nesër do të japë betim si kryeministër i ri i Kanadasë

Mark Karni nesër do të japë betim si kryeministër i ri i Kanadasë

 Otavë, 13 mars 2025 (MIA) - Mark Karni nesër do të japë betimin si kryeministër i ardhshëm i Kanadasë, duke shënuar ditën e fundit të  Xhastin Trudo në pushtet pas më shumë se nëntë vitesh.

Guvernatorja e përgjithshme, Meri Sajmon, nesër paradite, në orën 11 do të udhëheqë ceremoninë e betimit për Karnin dhe ministrat e tij, theksohet në kumtesën e kabinetit të saj.  

 Karni, një ish-bankier që udhëhoqi Bankën Qendrore të Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të dielën  u zgjodh lider i Partisë Liberale të Kanadasë. Ai do të bëhet kryeministri i 24-të i Kanadasë.

Karni do të marrë detyrën në një kohë të trazuar për Kanadanë, e cila është në mes të një lufte tregtare me aleatin shumëvjeçar  të SHBA-së nën presidentin Donald Tramp dhe së shpejti duhet të mbajë zgjedhje të përgjithshme. 

 Kabineti i ri i Karnit mund të jetë rreth dyfish më i vogël nga pushteti ekzekutiv i Trudos, raportoi dje Blumbergu.

Mediat britanike raportojnë se kabineti pritet të ketë nga 15 deri në 20 ministra, që është drastikisht më pak se 37 të tanishmit, përfshirë edhe kryeministrin. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR