• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mario Dragi: BE-ja duhet të mbrohet nga sfidat e Kinës dhe SHBA-së pa u drejtuar ndaj proteksionizmit

Mario Dragi: BE-ja duhet të mbrohet nga sfidat e Kinës dhe SHBA-së pa u drejtuar ndaj proteksionizmit

 Bruksel, 30 shtator 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian duhet të mbrohet nga sfidat e Kinës dhe SHBA-së pa u drejtuar ndaj proteksionizmit, tha sot ish-kryeministri italian Mario Dragi. Dragi, gjithashtu një ish-shef i Bankës Qendrore Evropiane, dha mesazhin e fortë vetëm disa javë  pas paralajmërimit në një raport të shumëpritur se Evropa përballet me sfida "ekzistenciale". Shefja e BE-së Ursula fon der Lajeni vitin e kaluar  kërkoi nga Dragi të japë raport për atë si blloku prej 27-vendeve mund ta forcojë konkurrencën e vet në kushte të rritjes së pasigurisë globale dhe sfidave ekonomike.

 Dragi tani po punon për t'i bërë politikëbërësit e BE-së që t'i dëgjojnë paralajmërimet e tij.

 "Bashkimi Evropian është një ekonomi e hapur dhe është më e hapur se çdo tjetër. Pesëdhjetë për qind e BPV-së sonë vjen nga tregtia, kundrejt 37 për qind në Kinë, 27 për qind në SHBA", tha Dragi.

 "Ne jemi të ndryshëm nga SHBA-ja. Nuk mund të ndërtojmë një mur proteksionist", tha ai në një ngjarje të organizuar nga instituti "Brojgel" në Bruksel.

 

QËNDRONI TË LIDHUR