Marinakis: Njohja e Palestinës është pjesë e procesit paqësor në kuadër të zgjidhjes gjithpërfshirëse politike për Lindjen e Afërt
- - Greqia mbetet e përkushtuar në zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurisë për zgjidhje me dy shtete, me Jerusalemin lindor si kryeqytet të shtetit palestinez dhe në kufijt para vitit 1967, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavllos Marinakis në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët lidhur me atë nëse Greqia ka për qëllim ta njohë Palestinën, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Fitore Curri
- 17:17, 23 maj, 2024
Athinë, 23 maj 2024 (MIA) - Greqia mbetet e përkushtuar në zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurisë për zgjidhje me dy shtete, me Jerusalemin lindor si kryeqytet të shtetit palestinez dhe në kufijt para vitit 1967, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavllos Marinakis në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët lidhur me atë nëse Greqia ka për qëllim ta njohë Palestinën, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
"Ajo që sot ka përparësi është ndërprerja e menjëhershme e armiqësive, lirimi i pengjeve dhe rrjedha e papenguar e ndihmave humanitare. Sa i përket njohjes së shtetit palestinez, ajo është pjesë e procesit të vazhdueshëm të paqes në kuadër të një zgjidhjeje politike gjithëpërfshirëse për Lindjen e Afërt", tha Marinakis, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. fc/