• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Marinakis: Me Turqinë kemi bashkëpunim të rëndësishëm për çështjen e emigrantëve

Marinakis: Me Turqinë kemi bashkëpunim të rëndësishëm për çështjen e emigrantëve

Athinë, 26 gusht 2024 (MIA) - Përmes dialogut të deritanishëm me Turqinë kemi arritur bashkëpunim të rëndësishëm në trajtimin e çështjes së emigrantëve, theksoi zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Pavlos Marinakis në konferencën e sotme për media, duke folur për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marinakis potencoi se asnjëherë nuk do t'i hedhin në tryezë çështjet që kanë të bëjnë me sovranitetin, as se do të heqin dorë nga linjat e kuqe, por dhe se besojnë në dialog.

"Nëse shikoni se çfarë po ndodh në pjesën tjetër të Evropës, përveç rritjes së çmimeve, që edhe tek ne është një çështje e madhe që po diskutojmë me të drejtë, problemi i dytë i radhës është migrimi. Në Greqi jo vetëm që nuk eksiston asnjë problem, por ne e trajtojmë atë në një mënyrë shumë më të mirë se vendet e tjera të Evropës dhe për fat nuk është një nga problemet më të mëdha. Pse? Sepse mbi të gjitha kemi një politikë e cila funksionon, një politikë të brendshme të ruajtjes së kufijve dhe kufijve detarë, me respektimin e të drejtave të njeriut, një politikë të dhënies ose refuzimit të shpejtë të kërkesave për azil, por këto rezultate janë edhe për shkak të bashkëpunimi të mirë me Turqinë. Kemi turistë të ligjshëm që vijnë edhe nga Turqia me procedurën e re të vizave dhe më e rëndësishmja, ne mund dhe shprehim mosmarrëveshjet dhe qëndrimet tona", potencoi Marinakis. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR