• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Marinakis: Kanalet e komunikimit me Turqinë funksionojnë në nivel diplomatik

Marinakis: Kanalet e komunikimit me Turqinë funksionojnë në nivel diplomatik

Athinë, 24 korrik 2024 (MIA) – Duket se kanalet e komunikimit funksionojnë në nivel diplomatik, anija ka përfunduar kontrollet dhe gjithçka është në rregull, tha zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis lidhur me vendimin e Turqisë për dërgimin e anijeve luftarake jashtë ujërave territoriale greke në afërsi të ishullit Kasos, për shkak të hulumtimit të anijes italiane "Ievoli Relume" për vendosjen e kabllos nënujore për ndërlidhje elektrike ndërmjet Kretës dhe Qipros, me çka Greqia është përgjigjur me anijet e saj nga shërbimi detar dhe bregdetar, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në një intervistë për televizionin grek “Open”, Marinakis shpjegoi se anija italiane përfundoi me hulumtimin që nisi dje para orës 12 dhe zgjati deri në orën 4 të mëngjesit të sotëm, anija ka kaluar të gjithë distancën në Zonën ekskluzive ekonomike greke midis ishujve Kasos dhe Karpatos, anija turke u tërhoq 1.5 milje detare, ndërsa i gjithë procesi u zhvillua pa pengesa.

"Bëhet fjalë për proces të planifikuar, u finalizua dhe u respektua i gjithë protokolli diplomatik dhe protokolli për mbrojtjen e anijeve. Prania e këtyre anijeve nuk ka qenë në ujërat tona territoriale, por pavarësisht kësaj, dy anije greke shkuan në vendngjarje në mënyrë që gjithçka të përfundojë siç duhet. Ajo që dua të them dhe e kam përmendur shumë herë është se ne besojmë shumë në ruajtjen e kësaj faze të dialogut e cila ka përfitime shumë domethënëse për të dyja vendet", ka thënë Marinakis.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR