• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Marinakis: Greqia është shumë e fuqishme për t'u frikësuar nga ngjarje si ajo e Ramës në Athinë

Marinakis: Greqia është shumë e fuqishme për t'u frikësuar nga ngjarje si ajo  e Ramës në Athinë

Athinë, 13 maj 2024 (MIA) - Greqia është shumë e fuqishme për t'u frikësuar nga një ngjarje e këtillë. Ligjërisht ishte e pamundur të ndalohet, theksoi zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlos Marinakis në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarë lidhur me tubimin e djeshëm në Athinë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama për shqiptarët të cilët jetojnë në Greqi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

"Nuk ekzitonte kurfarë mënyte që pala greke të ndalojë një vizitë private të një lideri të huaj. Ata të cilët e pohonin këtë nuk na e thanë mënyrën. Ajo ishte vizitë private në suaza të turneve të zotëri Ramës jashtë Shqipërisë. Ishte zgjedhja e tij. As nuk e synuam atë, as nuk e organizuam, a që ihste takim bilateral. Por, nuk mund ta kishim ndaluar", sqaroi Marinakis.

Rama dje ishte për vizitë private më metropolin grek në kuadër të turnesë së tij në disa vende evropiane me qëllim që të takohet dhe t'u drejtohet bashkëkombasve të tij dhe në sallë të mbyllur sportive në një lagje të Athinës mbajti tubim ku morën pjesë mbi 6.000 shqiptarë të cilët jetojnë në Greqi. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR