• e shtunë, 09 nëntor 2024

Marina marokene ka shpëtuar 552 emigrantë nga ujërat e Mesdheut dhe Atlantikut

Marina marokene ka shpëtuar 552 emigrantë nga ujërat e Mesdheut dhe Atlantikut

Rabat, 20 prill 2023 (MIA) – Marina marokene në ditët e fundi, në afërsi të brigjeve të Mesdheut dhe Atlantikut nga data 8 deri më 18 prill ka hasur 552 emigrantë, kryesisht nga Afrika Sub-Sahariane.  

"Roja bregdetare e marinës marokene që vepron në Detin Mesdhe dhe Atlantik nga data 8 deri më 18 prill ka shpëtuar 552 migrantë të parregullt të kombësive të ndryshme, kryesisht nga Afrika Sub-Sahariane", deklaroi një burim ushtarak për agjencinë marokene MAP.

 Burimi shtoi se këta persona po përpiqen ta kalojnë detin duke përdorur varka të improvizuara, kajakë, skuter uji dhe “madje edhe duke notuar”.

 Maroku, shtet në pjesën veriperëndimore të Afrikës, është një pikë tranziti për shumë emigrantë, veçanërisht ata subsaharianë, të cilët duan të arrijnë në Evropë nga brigjet e Atlantikut apo Mesdheut të këtij vendi.

Në fillim të prillit, 11 emigrantë, tetë marokenë dhe tre persona nga Afrika Sub-Sahariane, u mbytën pasi varka e tyre u fubdos në brigjet jugperëndimore marokene. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR