Marina britanike: Shpërthime në afërsi të brigjeve të Jemenit në Detin e Kuq
- Autoritetet detare britanike thanë sot se kishte pasur dy shpërthime në brigjet e Jemenit në Detin e Kuq. Deri te ata ka ardhur pasi janë vërejtur dronë dhe raketa në dy incidente të ndara.
Londër, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Autoritetet detare britanike thanë sot se kishte pasur dy shpërthime në brigjet e Jemenit në Detin e Kuq. Deri te ata ka ardhur pasi janë vërejtur dronë dhe raketa në dy incidente të ndara.
Dy dronë janë vërejtur pak para shpërthimit të parë, e cila ndodhi rreth pesë milje detare larg nga njëra prej anijeve, e cila ishte 50 milje detare në perëndim të qytetit bregdetar të Jemenit të Hodejit.
Në një incident të ndarë, ndodhi një shpërthim dhe raketat u panë rreth katër milje detare nga anija 60 milje nga Hodeja.
Siç u tha, është e paqartë nëse e njëjta anije ishte e përfshirë në të dy incidentet, pasi të dy anijet mbeten të paidentifikuara.
Nuk dihen detajet se çfarë lloj ngarkese transportonin mjetet lundruese dhe as në cilin drejtim po lëviznin. Autoritetet britanike nuk njoftuan se nga cili drejtim fluturuan dronët apo raketat u lëshuan.
Incidentet erdhën një javë pasi SHBA-ja paralajmëroi nisjen e një nisme ndërkombëtare të sigurisë detare në Detin e Kuq, si përgjigje të sulmeve të huthëve jemenas ndaj anijeve në det. qa
Foto: Arkivi i MIA-s