• e enjte, 26 dhjetor 2024

Marin: Dëshirojmë t'i bashkohemi NATO-s së bashku me Suedinë

Marin: Dëshirojmë t'i bashkohemi NATO-s së bashku me Suedinë

 Munih, 18 shkurt 2023 (MIA) - Kryeministrja finlandeze Sana Marin deklaroi se qëllimi i Finlandës është të anëtarësohet në NATO së bashku me fqinjin e saj Suedinë.

"Finlanda këtë dëshirë ia bëri të qartë Turqisë dhe Hungarisë", tha Marin në Konferencën e Sigurisë në Munih. 

 Edhe presidenti i Finlandës, Sauli Niniste, me të njëjtin mesazh para pjesëmarrësve në Konferencë, duke theksuar se pikërisht me këtë qëllim të dyja vendet i kanë dorëzuar kërkesat e tyre për anëtarësim në NATO dhe se vendi i tij dëshiron së bashku me Suedinë  të hyjë në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë.

 Megjithatë, Niniste ka përmendur se kjo është dëshira dhe qëllimi i tyre, por se si do të zhvillohet procesi nuk varet plotësisht nga ata, gjegjësisht varet nga ajo sa Turqia do ta ndryshojë qëndrimn e vet për ndarjen e dy shteteve.

 Niniste, siç njofton raportuesi i MIA-s nga Munihu, ka përmendur se shpreson që të dyja vendet të hyjnë së bashku do të hyjnë,  por se megjithatë, vendimi është edhe  i Turqisë, por edhe i Hungarisë, ndërsa  Finlanda, siç tha, tashmë e ka dorëzuar aplikimin dhe nuk mund ta tërheqë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në panelin e përbashkët në Munih me presidentin e Finlandës, kushtuar temës "Mbi Aleancën, forcimi i partneritetit për sigurinë evropiane", shprehu shpresë që në samitin e NATO-s në Uillnius, i cili duhet të mbahet për rreth pesë muaj, do të përfundojë procesi për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në Aleancë. 

 Suedia dhe Finlanda vitin e kaluar në maj i dorëzuan kërkesat   për anëtarësim në NATO  Deri më tani, kërkesat e tyre i ratifikuan parlamentet e 28 vendeve-anëtare, ndërsa këtë duhet ta bëjnë edhe Turqia dhe Hungaria.

 Turqia e kushtëzon ratifikimin me dorëzimin e terroristëve të dyshuar në Ankara, ndërsa ka paralajmëruar se ekziston mundësi  ta ratifikojë kërkesën e Finlandës, por jo edhe të Suedisë, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara midis Stokholmit dhe Ankarasë pas  protestës në Suedi në janar, ku u dogj libri i shenjtë, Kurani. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR