• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mariçiq - Han: BE-ja po punon për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për zgjerimin e saj deri në vitin 2030

Mariçiq - Han: BE-ja po punon për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për zgjerimin e saj deri në vitin 2030

Bruksel, 25 tetor 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian është duke punuar në reforma paralele në institucione, buxhet dhe proceset vendimmarrëse, me qëllim krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për zgjerimin e tij deri në vitin 2030, tha sot zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, pas takimit në Bruksel me Komisionerin Evropian për Buxhet dhe Administratë, Johanes Han.

“Duhet të ruajmë vazhdimësinë në zbatimin e reformave që do të japin rezultate thelbësore për përshpejtimin e procesit të qasjes”, theksoi Mariçiq në publikimin e tij në Fejsbuk pas takimit. 

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Han në takimin ka shprehur inkurajim dhe përkrahje që vendi të vazhdojë me procesin e deritanishëm negociator, sepse vijojnë ndryshime pozitive dhe plan i BE-së për rritjen e vendeve të rajonit.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane paraprakisht sot kishte takim edhe me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhei, ku tema kryesore kanë qenë ngjarjet aktuale politike në vend, ecuria e procesit të skriningut dhe pritshmëritë para publikimit të Raportit të Progresit për vitin 2023.

 Актуелните политички настани во земјава, текот на скрининг процесот и очекувањата пред објавувањето на Извештајот за напредокот за 2023 година, беа главни теми на денешната средба во Брисел н

 

"Maqedonia e Veriut ka vend në BE, tani është momenti për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit. Me planin e ri të BE-së për integrim të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor, mesazhi është i qartë se rajoni duhet të përgatitet më shpejtë për anëtarësim në BE dhe me hapa konkretë në thelb të ecë drejt integrimit të plotë në Union", tha Mariçiq pas takimit.

Mariçiq u takua edhe me drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian (DG NEAR), Gert Jan Kopman, nga të cilat biseda erdhi mesazhi se BE-ja është e gatshme të avancojë më tej procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe rajonin në vitet e ardhshme, e cila do të japë rezultate të qarta dhe të dukshme në afrimin e bllokut.

 

 

Европската Унија е подготвена дополнително да го унапреди преговарачкиот процес со Северна Македонија и регионот во наредниот период, што ќе даде јасни и видливи резултати во приближувањето к

Mariçiq, i cili dje mbërriti në Bruksel për të marrë pjesë në Forumin dyditor "Porta globale", i cili sot dhe nesër mbahet në organizim të Komisionit Evropian, gjatë ditës së djeshme ka pasur takime edhe me zëvendësin e drejtoreshës së përgjithshëm për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin  Evropian për politikë të jashtme (EEAS), Marko Makovec dhe me këshilltarin kryesor për politikën e jashtme të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharll Mishell, Simon Mordu.

Deri në fund të vizitës në Bruksel, Mariçiq është planifikuar të mbajë brifing me Grupin punues për zgjerim dhe vende që negociojnë për anëtarësim në BE (KOELA), si dhe një takim pune me ud. drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në DG NEAR, Mikela Matuela, gjatë së cilës temë e bisedës do të jetë rrjedha e procesit të skriningut dhe përgatitja e dokumenteve strategjike - Udhërrëfyesit, të cilat janë detyrimi ynë për hapjen e Klasterit 1 - "Vlerat themelore". ls/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR