• e premte, 27 dhjetor 2024

Maqedonia e Veriut dhe Kosova së bashku do ta ndërtojnë tunelin në drejtimin e aksit rrugor Tetovë- Prizren

Maqedonia e Veriut dhe Kosova së bashku do ta ndërtojnë tunelin në drejtimin e aksit rrugor Tetovë- Prizren

Shkup, 12 janar 2024 (MIA)- Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës Liburn Aliu sot në Shkup edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancim të rrugës Tetovë-Prizren.

Sipas përfaqësuesve të dy vendeve, kjo rrugë është shumë e rëndësishme për qytetarët në dy anët, si për ato të Maqedonisë po edhe të Kosovës. Ministri Aliu dhe zëvendësministri Rexhepi thanë se ky projekt kalon kufijtë e lokales dhe është një projekt madhorë për dy vendet.

Zëvendësministri Rexhepi tha se ky projekt mes tjerash do të ndikojë edhe në zhvillimin e turizmit në qendrën turistike Kodra e Diellit nga edhe do të kalojë si rrugë.

“Nënshkruam marrëveshjen për bashkëfinancimin, kompletimin dhe ndërtimin e tunelit në drejtimin e aksit rrugor Tetovë-Prizren. Kësaj marrëveshje ndërshtetërore i kanë paraprirë një sërë takimesh të grupeve të punës nga të dyja vendet, të cilat i falënderoj sepse gjetën zgjidhjen më optimale për këtë projekt. Në bazë të studimit të fizibilitetit nga ana jonë janë ofruar opsione të ndryshme për zgjedhjen e trasesë së rrugës Tetovë-Prizren dhe e pranueshme për të dyja vendet ishte traseja në ndërtimin e tunelit 6.4 km të gjatë. Traseja e rrugës së re fillon në Tetovë përmes Kodrës së Diellit, Brodecit dhe përfundon në vendbanimin Veshallë nga pjesa e Maqedonisë së Veriut”, tha Rexhepi.

Edhe ministri Aliu tha se kjo rrugë është e rëndësishme dhe se nuk do të lidhë vetëm Tetovën dhe Prizrenin por do të ketë lidhje edhe me autostradën dhe Kosovën me Shqipërinë.

“Është një rrugë jashtëzakonisht e rëndësishme që s’e lidh vetëm Prizrenin me Tetovë, por edhe me autostradën ‘Ibrahim Rugova’ që e lidh Prishtinën me Durrësin e Tiranën, rrjedhimisht krijon mundësi të kyçjeve nëpër korridore dhe më gjerë në nivel të rajonit”, tha ministri Aliu.

Foto dhe video: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

QËNDRONI TË LIDHUR