• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Maqedonci: NATO seriozisht duhet t’i trajtoj lëvizjet e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën

Maqedonci: NATO seriozisht duhet t’i trajtoj lëvizjet e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën

Prishtinë, 12 prill 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci deklaroi se NATO duhet seriozisht t'i trajtoj lëvizjet e trupave ushtarake serbe rreth kufirit me Kosovën, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Pas takimit të sotëm të kabinetit të tij me shefen e operacioneve aktuale në Repartin e operacioneve të Shtabit të përgjithshëm të NATO-s, Ariela Viehe, Maqedonci porositi se dislokimi i ushtarëve serb është kërcënim për stabilitetin e rajonit.

Gjatë takimit gjithashtu biseduam për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe theksova faktin që vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënim të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit e që duhet trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s, shkruan Maqedonci në Fejsbukun e tij.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti para tre jave publikoi video dhe deklaroi se njësiti i specializuar i ushtrisë serbe janë vënë re vetëm pak metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banjskë në Zubin Potok. Ai tha se lëvizje të tilla kishte pasur edhe në fshatin Osllarë në Bujanoc në afërsi të kufirit.

Jemi të vetëdijshëm se forcat e armatosura të Serbisë kryejnë stërvitje të rregullta dhe i përdorin ato si justifikim për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën. Jemi duke monitoruar me kujdes nëse do të tentojnë të kalojnë kufirin, sepse as ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normale", ka shkruar Kurti. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR