• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mansur: Administrata e Palestinës këtë muaj pret votim për pranim në KB

Mansur: Administrata e Palestinës këtë muaj pret votim për pranim në KB

Nju-Jork, 2 prill 2024 (MIA) - Administrata palestineze (AP) dëshiron që Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara gjatë këtij muaji të votojë për pranimin e Palestinës në këtë organ, deklaroi përfaqësuesi palestinez i KB-së, Riad Mansur.

Mansur, i cili ka status të monitoruesit të përhershëm në KB, për mediat britanike deklaroi se qëllimi i tyre është që Këshilli i Sigurisë së KB-së më 18 prill të vendos për pranimin e Palestinës gjatë takimit ministor për Lindjen e Afërt.

Mansur shtoi se votimi së shpejti duhet të vendoset në rend dite.

Ai përkujtoi se apliakcioni plestinez për anëtarësim të plotfuqishëm nga viti 2011 është ende aktual, sepse Këshillit 15-anëtarësh i Sigurisë së KB-së nuk ka marrë kurrë vendim formal për votim.

Aplikacioni për anëtarësi së plotfuqishëm duhet të aprovohet nga Këshilli i Sigurisë së KB-së, ku pesë vende kanë të drejtë vetoje, ndërsa pranimi i një vendi në KB duhet të miratohet nga dy të tretat e 183-vendeve-anëtare të Asamblesë së përgjithshme

Nga viti 1998 deri më tani 139 nga gjthsej 193 vende-anëtare të KB-së e kanë njohur shtetësinë palestineze. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR