• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Mançester Siti lëshon epërsinë 3-0 ndaj Fejenordit dhe vazhdon serinë pa fitore në gjashtë ndeshje

Mançester Siti lëshon epërsinë 3-0 ndaj Fejenordit dhe vazhdon serinë pa fitore në gjashtë ndeshje

Mançester, 27 nëntor 2024 (MIA) - Mançester Siti mbrëmë është ndarë me barazim 3:3 ndaj Fejenordit në kuadër të xhiros së 5-të të Ligës së kampionëve.

Gjatë ndeshjes “Qytetarët” kanë pasur epërsi 3:0. Erling Haland ishte dy herë golashënues (minuta 44 dhe 53), ndërsa Ilkaj Gundogan shënoi në minutën e 50-të.

Klubi holandez është rikthyer në 15 minutat e fundit të ndeshjes me golashënuesit - Anis Haxhi-Musa (minuta 75), Santiago Himenez (82) dhe David Gancko (89).

Mançester Siti (8 pikë) vazhdon serinë pa fitore në të gjitha garat në gjashtë ndeshje dhe gjendet në vendin e 15-të në tabelën e Ligës së kampionëve. Fejenordi është në vendin e 20-të me shtatë pikë.

Në xhiron e ardhshme skuadra e Pep Guardiolës do të luajë kundër Juventusit, ndërsa ekipi holandez pret Spartën. Të dyja ndeshjet do të luhen më 11 dhjetor.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR