• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mamer: Fon der Lajen planifikon të martën të prezantojë Eurokomisionin e ri

Mamer: Fon der Lajen planifikon të martën të prezantojë Eurokomisionin e ri

Bruksel, 13 shtator 2024 (MIA) - Parashikohet që kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen të martën para Komisionit Evropian në Strasburg të prezantojë përbërjen e Kolegjit të ri të komisionerëve, deklaroi sot zëdhënësi kryesor i KE-së, Erik Mamer në përgjigje të pyetjes nëse javën e ardhshme do të shpallen emrat dhe resoret e eurokomisarëve të rinj edhe krahas vizitës së papërfunduar në Slloveni për të nominuar kandidatin për eurokomisioner.

"Deri të martën ka shumë kohë. Në politikë edhe 24 orë mjaftojnë kur është në pyetje zbatimi i procedurave institucionale. Synimi është kryetarja të martën të marër pjesë në Konferebcën e kryetarëve (të PE-së) dhe ta prezantojë përbërjen e Kolexhit të komisarëve. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën në këtë moment dhe do të shohim se si do të zhvillohen punët deri atëherë", theksoi Mamer.

I pyetur nëse KE-ja ka pranuar kërkesën nga Parlamenti Evropian për të dorëzuar letrën që Fon der Lajen gjoja e ka dërguar deri te kryeministrit slloven, Robert Gollob me kërkesë për ndryshimin e kandidatit për eurokomisioner, Tomazh Vesel, të cilin paraprakisht e propozoi Sllovenia, Mamer deklaroi se ai nuk kishte informacion konkret për këtë çështje dhe në përputhje me politikën e Komisionit, nuk do të komentojë zhvillimet që kanë të bëjnë me institucionet e tjera të BE-së.

Ai shtoi se në këtë rast bashkëbisedues i KE-së është Qeveria e Sllovenisë, e cila duhet të paraqesë propozimin për kandidat për eurokomisioner dhe se Komisioni është i vetëdijshëm se ka procedura kombëtare, që duhet të respektohen.

"Për këtë çështje jemi në kontakt me autoritetet sllovene dhe kështu do të qëndrojmë deri në fund të këtij procesi", theksoi Mamer.

Fon der Lajen duhej të mërkurën të prezantonte propozim-përbërjen e Komisionit të saj të ri para anëtarëve të Konferencës së kryetarëve të PE-së, e cila përbëhet nga kryetarja dhe nënkryetarët e Europarlamentit dhe njerëzit e parë të grupeve parlamentare, por takimi me kërkesë të saj u shty për javën e ardhshme, kur në Strasburg mbahet seanca plenare e Kuvendit. Zyrtarisht, Fon der Lajen kërkoi shtyrjen e takimit derisa të marrë nominimin zyrtar të kandidates sllovene për eurokomisionere, Marta Kos.

Tërheqja e Vesel pasoi pas informatave se Fon der Lajen u kishte kërkuar disa shteteve anëtare, mes të cilëve dhe Sllovenia, të zëvendësojnë kandidatët e tyre meshkuj të propozuar me gra, në mënyrë që të arrihet sa më shumë barazi gjinore në organin e ri ekzekutiv të BE-së. Më parë, dhe Rumania zëvendësoi gjithashtu kandidatin e saj për eurokomisioner me një kandidate. rq/bsh/

Foto: skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR