• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mali: Nga nesër në Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri do të zbatohet sistemi për njohje të lejeve të punës

Mali: Nga nesër në Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri do të zbatohet sistemi për njohje të lejeve të punës

Beograd, 4 mars 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Fiancave, Sinisha Mali në Forumin e biznesit në Kopaonik paralajmëroi se nga nesër, 5 mars, do të fillojë implementimi i sistemit për njohjen e lejeve të përbashkëta të punës mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë.

"Nesër është 5 marsi, kështu që do të hyjë në fuqi sistemi për njohje të lejeve të punës mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kjo do të kontribuojë shumë për zhvillimin e tregut të punës dhe luhatjen e kuadrove", deklaroi Mali.

Ai tha se kjo do të thotë se keni situatë që dikush që ka leje pune, për shembull në Shqipëri mund të punojë në Serbi dhe anasjelltas.

"Duke pasur parasysh nivelin e pagave, nivelin e zhvillimit të BPV-së, presim që numri më i madh i  njerëzve do ta gjejnë zgjidhjen e tyre dhe dëshirën që të punojnë në Serbi", tha Mali.

Që të munden qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të punësohen në një nga vendet e Ballkanit të Hapur ose ata që kanë gjetur tashmë një punëdhënës, duhet të kenë një numër ID në BH që do ta krijojnë në mënyrë elektronike.

Kjo nënkupton që përdoruesi ka një identitet elektronik në Portalin e tij kombëtar për e-departament, dhe më pas krijon numrin e tij të ID në Ballkani i Hapur në disa hapa.

Qytetarët e Serbisë mund t'i qasen numrit të identifikimit të Ballkanit të Hapur (ID), i cili u mundëson të përdorin shërbimet në kuadër të nismës Ballkani i Hapur (OB), përmes portalit e-departament. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë krijojnë ID-në e tyre në Ballkani i Hapur përmes portalit të tyre kombëtar të qeverisjes elektronike. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR