• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mali i Zi për momentin ka vetëm 11 ambasadorë

Mali i Zi për momentin ka vetëm 11 ambasadorë

Podgoricë, 8 gusht 2023 (MIA) - Mali i Zi për momentin ka ambasadorë në vetëm njëmbëdhjetë adresa në botë, përderisa ushtrues detyre ka dyfish më shumë - njëzetë e dy. Këtë e tregojnë të dhënat e dorëzuara gazetës së Podgoricës "Vijesti" nga Ministria e Punëve të Jashtme. 

Sipas atyre të dhënave, Mali i Zi ka ambasadorë në vetëm shtatë vende - Belgjikë, Greqi, Itali, Maqedoni e Veriut, Rusi, Turqi dhe Francë dhe në katër misione - në BE, KB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare (Gjenevë), OSBE dhe Këshillin e Evropës. Deri para katër ditëve shteti kishte ambasadore në Misionin e Përhershëm në NATO, por ajo ishte larguar për shkak se i kishte kaluar mandati. 

Arsyeja për situatën momentale në rrjetin diplomatik malazez është pasojë e pamundësisë për marrëveshje në mesin e autoriteteve të reja dhe shefit të deritanishëm të shtetit Milo Gjukanoviq për emërimin e ambasadorëve. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR