• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mali i Zi mbyll përkohësisht tre kapituj të negociatave për anëtarësim me BE-në

Mali i Zi mbyll përkohësisht tre kapituj të negociatave për anëtarësim me BE-në

Bruksel, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Në Bruksel sot do të mbahet takimi i 17-të i Konferencës ndërqeveritare aderuese BE-Mali i Zi, në të cilën duhet të mbyllen përkohësisht tre kapituj negociues. 

Bëhet fjalë për kapitullin 7 - "E drejta e pronësisë intelektuale", 10 - "Shoqëria e informacionit dhe media" dhe 20 - "Ndërmarrja dhe politika industriale".

Mali i Zi deri më tani ka mbyllur përkohësisht tre kapituj të negociatave, pasi në të njëjtën kohë është duke negociuar 33 kapituj në negociatat e anëtarësimit në BE.

Në Konferencë do të marrë pjesë edhe kryeministri malazez Millojko Spajiq, i cili gjatë qëndrimit në Bruksel do të ketë takime me kryetarin e Këshillit të BE-së, Antonio Koshta dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR