• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mali i Zi ka popullsinë më të re në rajon, ndërsa Greqia më të vjetrën

Mali i Zi ka popullsinë më të re në rajon, ndërsa Greqia më të vjetrën

Beograd, 23 shkurt 2023 (MIA) - Popullsinë më të re në rajon e ka Shqipëria me moshë mesatare 38 vjeç dhe Mali i Zi 39, 4 vjeç.

Sipas të dhënave të Eurostatit, në rajon më të moshuar janë qytetarët në Greqi dhe Kroaci, 46,1 gjegjësisht 45,4 vjeç në mesatare. 

Në Bullgari mosha mesatare është 45,1 vjeç, në Serbi 44,1 vjeç dhe në Maqedoninë e Veriut 41,1 vjeç.

Mosha mesatare e popullsisë në BE vitin e kaluar ishte 44,4 vjeç, që është rritje për 2,5 vjeç në krahasim me vitin 2012, njoftoi Eurostati.

Qiproja ka popullsinë më të re në BE me mesatare 38 vjeç, derisa Portugalia (46,8) dhe Italia (48) kanë popullsinë më të vjetër.

Në periudhën prej vitit 2012 deri në vitin 2022, mosha mesatare e popullsisë u rrit në të gjitha vendet anëtare të BE-së, përveç se në Suedi, ku u ul prej 40,8 në 40,7 vjeç. fc/


 

QËNDRONI TË LIDHUR