• e enjte, 26 dhjetor 2024

Malej fitoi në zgjedhjet presidenciale në Argjentinë

Malej fitoi në zgjedhjet presidenciale në Argjentinë

Buenos Ajres, 20 nëntor 2023 (MIA) - Autsajderi libertarian, Havier Malej fitoi në zgjedhjet presdienciale në Argjentinë, në vendin e kapluar nga inflacioni treshifror, recesioni i ardhshëm dhe varfëria e rritur. Rezultatet e plota nuk janë publikuar, por rivali i tij, ministri peronist i Ekonomisë, Serhio Masa, në fjalimin e tij pas votimit e pranoi fitoren e Malejit.

Presidenti aktual argjentinas, Alberto Fernandez pa publikimit të rezultateve jozyrtare zgjedhore deklaroi se "beson se mund të fillojë të punojë me Havier Malejin në mënyrë që të garantohet tranzicioni i rregullt".

Rezultatet e përkohshme, pas pothuajse 90 për qind të fletëvotimeve të numëruara, treguan se Malej ka pothujse 56 për qind të votave përkundër 44 për qind për Masën.

"Demokracia është zëri i popullit dhe ai çdoherë duhet të d[gjohet. I uroj institucionet argjentinase për mbajtjen e procesit zgjedhor dhe popullin argjentinas i cili mori pjesë në ditën e zgjedhjeve në mënyrë të rregullt dhe të qetë. Qeverisë së re i dëshiroj fat dhe sukses", deklaroi presidenti brazilian Luis Inasio Lula da Silva.

Këshilltari për siguri nacionale i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan e uroi Malejin për fitoren e tij, duke shkruar në rrjetet sociale se me padurim pret të ndërtojë lidhje të fuqishme të bazuar në të drejta të njeriut, vlera demokratike dhe transparencë.

Libertarianin argjentinas e uroi edhe ish-presidenti amerikan, Donald Tramp.

"E tërë bota shikoi! Unë jam shumë krenar për ty. Do ta kthesh vendin tënd dhe me të vërtetë do ta bësh Argjentinën të madhe sërish", shkroi Tramp në urimin e tij në rrjetet sociale.

Malej, anarkokapitalist i vetëshpallur, u premtoi votuesve kthesë radikale: dëshiron ta heqë bankën qendrore dhe valutën nacionale dhe t'i zëvendësojë me dollarin amerikan, të heqë shumë ministri dhe në mënyrë radikale t'i ulë shpërndarjet e politikës sociale.

Programi radikal, siç propozin Malej, është posaçërisht i popullarizuar mes të rinjve të cilën njohin vetëm kriza të vazhdueshme në jetët e tyre dhe janë të zhgënjyer nga establishmenti politik dhe dëshirojnë diçka tërësisht të re.

Gjatë fushatës, ai konkurrentët e tij i quajti "kastë politike", "komunistë", "parazitë" dhe "ushujza", ndërsa tubimet politike i mbante me sharrë motorike, duke e simbolizuar qëllimin e tij për t'i "prerë" shpenzimet shtetërore. Në të vërtetë, në anën ekonomike, ai u angazhua për kthesë të plotë në politikat ekonomike që Argjentina i zbatonte rreth njëqind vite dhe të cilat vendin e sollën në gjendjen e tanishme. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR