Makroni thirri Këshillin e mbrojtjes për shkak të krizës rreth Ukrainës
Paris, 21 shkurt 2022 (MIA) – Emanuel Makron sonte ka thirr Këshillin e mbrojtjes, ka njoftuar Pallati i Eliseut. Në këshill do të shqyrtohet çështja e krizës së Ukrainës dhe tensionet me Rusinë, pasi Kremlini njoftoi se Vlladimir Putini do ta njohë pavarësinë e territoreve separatiste proruse në Ukrainën Lindore, njofton korrespondenti i MIA-s në Paris.
Shefi i shtetit francez, poashtu sonte përsëri ka folur me presidentin rus Vlladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodimir Zelenski si dhe kancelarin gjerman Olaf Sholc në dy raste dhe me përfaqësuesit evropian Sharl Mishel dhe Ursula fon der Lajen, njoftoi presidenca franceze.
“Do të ketë edhe kontakte tjera në orët e mbrëmjes”, kanë thënë nga Pallati i Eliseut.
Këshilli i mbrojtjes që mblidhet zakonisht para Këshillit të ministrave të Pallatit presidencial i mbledh ministrat kryesor dhe funksionarët e lartë përgjegjës për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë.
Njëkohësisht, Kremlini tha se Putini do ta njohë pavarësinë e territoreve separatiste proruse në Ukrainën Lindore.
“Së shpejti do të nënshkruhet dekret pë atë qëllim”, ka njoftuar presidenca ruse.
Sipas burimit të njëjtë, Putini për këtë vendim ka informuar kolegun e tij francez Emanuel Makron dhe kancelarin gjerman Olaf Sholc, ndërmjetës në konfliktin në lindje të Ukrainës, ndërsa ata sipas Kremlinit “e kanë shprehur dëshpërimin e tyre”. fab/