• e diel, 07 dhjetor 2025

Makron ka informuar liderët e BE-së për bisedën me Trampin

Makron ka informuar liderët e BE-së për bisedën me Trampin

Paris, 26 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot i ka informuar liderët e vendeve anëtare të BE-së për vizitën e tij në Uashington në kuadër të përgatitjeve të Samitit të jashtëzakonshëm javën e ardhshme.

“Përgatitje shumë e suksesshme për Samitin e jashtëzakonshëm më 6 mars ku do të vendosim për mbështetjen për Ukrainën dhe forcimin evropian në mbrojtje”, deklaroi kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta pas një video konference ku morën pjesë liderët e 27-të vendeve anëtare dhe kryetari i Komisionit Evropian.

Koshta bëri thirrje për një Samit të jashtëzakonshëm javën e ardhshme kushtuar Ukrainës dhe sigurisë evropiane.

Presidenti francez Makron ka folur për tre orë edhe me presidentin amerikan Tramp të hënën në Uashington.

Pas takimit, ai deklaroi se arritja e paqes në Ukrainë nuk duhet të nënkuptojë "dorëzimin" ndaj Kievit dhe këmbënguli në nevojën për një "garanci të sigurisë" për të shmangur Rusinë që të nisë një sulm të ri.

Përkundër dallimeve të mëdha në qëndrimet me presidentin amerikan Donald Tramp, Makron tha se është "i bindur se ekziston një rrugë" për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Të enjten në Uashington me presidentin amerikan Donald Tramp do të bisedojë edhe kryeministri britanik, Kir Starmer.

Pastaj Starmer do të mbledhë liderët e disa vendeve anëtare të BE-së në Londër dhe do t'i informojë ata për bisedën me Trampin.

Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar, e cila u largua nga BE pesë vjet më parë, punojnë mbi një plan të përbashkët për të mbrojtur kontinentin.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR