• e enjte, 26 dhjetor 2024

Makroni është i gatshëm të ripërtrijë dialogun me Putinin

Makroni është i gatshëm të ripërtrijë dialogun me Putinin

Bruksel, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makroni sot deklaroi se është i gatshëm ta ripërtijë dialogun me presidentin rus Vladimir Putin.

"Derisa presidenti Putin ka propozime serioze dhe është i gatshëm të ripërtrijë dialogun që do të mundësojë arritjen e paqes afatgjate në Ukrainë në përputhje me të drejtën  ndërkombëtar, Franca gjithmonë do të jetë forcë që do të tregojë mbështetjen e vet", tha Makroni i pyetur nga gazetarët për ripërtritjen e dialogut me presidentin rus, në konferencën për shtyp pas samitit të BE-së në Bruksel.

Makroni shtoi se nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të arritur një rezultat.

"Nuk e kam ndërruar numrin e telefonit", deklaroi presidenti francez, raporton Tass. 

Më herët Putini deklaroi se Rusia është e gatshme të vazhdojë ndërveprimin me Francën, si dhe se ka pasur bashkëpunim të mirë me Makronin, por se presidenti francez e ka ndërprerë. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR