• e enjte, 07 nëntor 2024

Makron thirri një takim krize për trazirat në Kaledoninë e Re

Makron thirri një takim krize për trazirat në Kaledoninë e Re

Paris, 15 maj 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot thirri një mbledhje urgjente të Këshillit për mbrojtje dhe siguri nacionale në të cilin do të diskutohet për trazirat në të cilat e humbën jetën dy persona, ndërsa qindra u plagosën në Kaledoninë e re, kumtoi kabineti i tij. 

Makron e anuloi udhëtimin e planifikuar për sot në rajonin francez për t'u përballe me krizën në territorin e Oqeanit paqësor, ndërsa takimi i rregullt javor i qeverisë është zhvendosur për pasdite, kumtuan personat zyrtarë.

Në trazirat në Kaledoninë e Re, një person është qëlluar, ndërsa janë plagosur qindra njerëz, përfshirë rreth 100 policë dhe xhandarë, kumtoi më herët ministri francez i Punëve të Brendshme, Zherald Darmanin. Dhjetra shtëpi dhe objekte afariste u dogjën gjatë trazirave, të nxitura nga zemërimi për reformat kushtetuese. Më shumë se 130 persona janë arrestuar.

Trazirat filluan të hënën derisa Franca debatonte për ligjin e planifikuar me të cilin mijëra qytetarëve francezë në arkipelagun paqësor jugor do tu jepet e drejtë e votës, ndërsa me këtë edhe ndikim më i madh politik. Asambleja kombëtare në Paris gjatë natës e miratoi reformën me 351 vota për dhe 153 kundër. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR