• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Makron, Sisi dhe Abdulla kërkuan armëpushim të përhershëm në Gazë

Makron, Sisi dhe Abdulla kërkuan armëpushim të përhershëm në Gazë

Paris, 9 prill 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron, presidenti egjiptian Abdel Fatah el Sisi dhe mbreti i Jordanisë Abdullai i dytë ka bërë thirrje për armëpushim të përhershëm në Gazë dhe zgjidhje mes dy shteteve.

"Përballë një numri të padurueshëm viktimash, ne shefat e shteteve të Egjiptit, Francës dhe Jordanisë, kërkojmë zbatimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të rezolutës 2728 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara", thuhet në deklaratën e përbashkët.

Shtojnë se "zgjidhje me dy shtete", pra marrëveshje armëpushimi që përfshin ekzistencën e dy shteteve të pavarura është i vetmi "opsion i besueshëm për të garantuar paqen dhe sigurinë".

Të tre liderët, gjithashtu, paralajmëruan për pasoja të rënda nëse Izraeli vazhdon me ofensivën e tij të planifikuar në Rafah, ku aktualisht ndodhen më shumë se një milion palestinezë që kanë ikur nga bombardimet izraelite.

Thirrja për një armëpushim nga Makroni, Sisi dhe Abdullai i dytë është dërguar para bisedimeve të paqes midis Izraelit dhe grupit të militantëve palestinezë Hamas në Kajro. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR