• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Makron: Qeveria franceze do ta "kthejë kontrollin" ndaj çmimeve të rrymës

Makron: Qeveria franceze do ta

Paris, 25 shtator 2023 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot deklaroi se qeveria e tij "do ta kthejë kontrollin" ndaj çmimeve të energjisë elektrike deri nga fundi i vitit, njoftuan mediumet britanike.

Pa saktësuar se cilat hapa konkrete do të ndërmerren, shefi i shtetit tha se ky qëllim do të arrihet me ndihmën e pronësisë shtetërore të gjigantit energjetik EDF dhe kapacitetet bërthamore në vend.

"Në tetor do të mund të publikojmë çmime të rrymës, të cilat janë në pajtim me konkurrencën tonë", tha ai dhe shtoi se me këtë janë përfshirë amvisëritë dhe bizneset.

Ai ishte kategorik se deri nga fundi i vitit do ta kthejnë kontrollin e çmimeve të rrymës, në nivel francez dhe evropian. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR