• e shtunë, 23 nëntor 2024

Makron: "Pasojat katastrofike" nga sulmi në Rafah do të ishin të papranueshme

Makron:

Paris, 16 shkurt 2024 (MIA) - Pasojat katastrofike nga një sulm i mundshëm izraelit në Rafah në pjesën jugore të Gazës do të ishin të papranueshme, deklaroi sot presidenti francez Emanuel Makron në bisedën me mbretin jordanez Abdullahu i Dytë. 

Ai theksoi se ky sulm do të çojë në një "katastrofë humanitare të paprecedentë dhe do të jetë një pikë kthese në këtë konflikt".

Makroni gjithashtu shtoi se e ndanë frikën e Egjiptit dhe Jordanisë se do të ketë "zhvendosje të detyruar dhe masive" nga Rripi i Gazës.

Mbreti i Jordanisë më herët deklaroi se nuk mundet të lejohet sulmi izraelit në Rafah duke vlerësuar se kjo do të çonte deri te "një tjetër fatkeqësi humanitare".

Më shumë se një milion palestinezë janë në Rafah në kufirin me Egjiptin, ku shumë prej tyre jetojnë në kampe çadrash dhe strehimore të improvizuara pasi ikën nga bombardimet izraelite të pjesëve të tjera të enklavës. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR