Makroni: Nuk mund të lejojmë që Rusia të fitojë
- Perëndimi nuk mund të lejojë që Rusia të fitojë në Ukrainë dhe mbështetja për Kievin duhet të vazhdojë, deklaroi mbrëmë presidenti francez Emanuel Makroni, cituar nga Frans pres.
Aman, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Perëndimi nuk mund të lejojë që Rusia të fitojë në Ukrainë dhe mbështetja për Kievin duhet të vazhdojë, deklaroi mbrëmë presidenti francez Emanuel Makroni, cituar nga Frans pres.
Makroni deklaratën e dha gjatë darkës së Krishtlindjeve me personelin francez ushtarak, që është stacionuar në Jordan.
"E dini se cili është ekuilibri i fuqisë, ju e dini se çfarë nuk mund të lejojmë të ndodhë - nuk mund ta lejojmë që Rusia të fitojë", theksoi lideri francez para ofiderëve dhe ushtarëve francez në Jordani.
"Si do të ishte e nesërmja për Evropën, ndryshe? Ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë Ukrainën. Ajo që ne po e bëjmë, edhe pse ka çmim, është vendimtare për sigurinë tonë të ardhshme, për rolin tonë në Evropë dhe për sovranitetin e Ukrainës”, shtoi presidenti francez.
Mediat franceze vënë në dukje se situata për Ukrainën për momentin është veçanërisht delikate, sepse si SHBA-ja ashtu edhe BE-ja ngadalë e zhbllokojnë ndihmën e re financiare. qa/
Foto: EPA