• e enjte, 26 dhjetor 2024

Makroni nuk druan se në Kosovë sërish do të shpërthejnë konflikte

Makroni nuk druan se në Kosovë sërish do të shpërthejnë konflikte

 Paris, 16 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makroni sot në Llozanë deklaroi se tensioni në Kosovë tani ështëulur pak dhe se nuk druan se atje do të shpërthejnë sërish konflikte. 

Në bisedë me studentët e Universitetit të Llozanës së bashku me presidentin zviceran Alen Berse, Makroni, duke folur për tensionet në Kosovë, ka thënë se “ata sot pak kanë rënë”, transmeton gazeta “Tribju de Zhenev”.

Ai shprehu shpresë se liderët e partive të ndryshme do të vazhdojnë sipas hartës që është përcaktuar.

Duke folur për një ripërtëritje të mundshme të konfliktit, ai tha: "Jam i shqetësuar, por nuk kam frikë nga ripërtëritja e konfliktit në Kosovë", tha ai.

Makroni ka theksuar se ai ende ka frikë nga konfliktet etnike dhe fetare që po zhvillohen në pjesën tjetër të botës. rq/

Foto: Jutjub skrinshot

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR